← Kthehu te Fastway

Njoftimi i privatësisë

Ky njoftim shpjegon përdorimin e të dhënave në faqen dhe shërbimin Fastway Delivery.

Të dhënat dhe qëllimi

Për identifikimin dhe dorëzimin e pakos kërkojmë emrin, telefonin, adresën, shtetin, tracking-un dhe hollësitë e porosisë. Depoja mund të ruajë fotografinë e etiketës dhe statusin e pakos. Mos dërgo të dhëna kartele, fjalëkalime ose dokumente identifikimi në formular.

Formularët dhe WhatsApp

Butoni “Vazhdo në WhatsApp” e kalon tekstin e formularit te WhatsApp. Kërkesa përfundon vetëm kur ti e dërgon mesazhin atje. WhatsApp përpunon të dhënat sipas kushteve të veta. Të dhënat e formularit nuk ruhen nga kjo faqe në databazë përpara këtij hapi.

Transporti dhe komunikimi

Të dhënat e nevojshme të dërgesës u kalohen partnerëve të transportit për regjistrimin dhe dorëzimin e pakos. Në kanalet sociale mund të përdoret asistent virtual dhe shërbim AI për përgatitjen e përgjigjeve. Kërko komunikim me stafin nëse nuk dëshiron ta vazhdosh bisedën me asistentin.

Ruajtja dhe kërkesat e tua

Për informacion mbi kohëzgjatjen e ruajtjes, një kopje të të dhënave, korrigjim ose fshirje, kontakto Fastway në +383 46 511 311. Kërkesa shqyrtohet duke marrë parasysh dërgesat aktive dhe detyrimet e zbatueshme.

Teknologjitë e faqes

Panelet private përdorin sesione për hyrjen. Serveri mund të mbajë regjistra teknikë dhe kufizime kërkesash për siguri. Fontet e faqes publike shërbehen lokalisht. Lidhjet drejt rrjeteve sociale hapin shërbime të jashtme.

Kontakt: WhatsApp Fastway ose +383 46 511 311.

Privatësia · Kushtet