← Kthehu te Fastway

Informacioni dhe kushtet e shërbimit

Fastway ofron pranimin dhe transportin e pakove nga Gjermania. Produktin e zgjedh dhe e paguan te dyqani online. Fastway nuk është shitësi i produktit.

Regjistrimi i pakos

Përdor adresën e publikuar dhe emrin tënd të saktë sipas udhëzimeve. Pas blerjes na dërgo tracking-un, vlerën, numrin e pakove dhe adresën e dorëzimit. Hapja e WhatsApp-it nuk përbën konfirmim të porosisë; dërgo mesazhin dhe prit konfirmimin e stafit.

Tarifat dhe afati

Kalkulatori jep një vlerësim sipas vlerës së deklaruar dhe numrit të pakove. Tarifa përfundimtare, kostot e mundshme doganore dhe kushtet për mallra të veçanta duhen konfirmuar me Fastway para dërgesës. Afati varet nga nisja, destinacioni dhe përpunimi i pakos; konfirmohet nga stafi.

Pakot e veçanta dhe problemet

Për mallra të mëdha, të brishta, me kufizime transporti ose me kërkesa të posaçme, na kontakto para blerjes. Për humbje, dëmtim, vonesë, kthim ose ankesë, ruaj tracking-un dhe provat përkatëse dhe kontakto stafin për trajtimin e rastit.

Gjurmimi

Gjurmimi në faqe paraqet regjistrimin e fundit të pakos në sistemin e depos Berlin. Nuk është gjurmim automatik në kohë reale i çdo poste. Për statusin e postës lokale ose një pako që nuk gjendet, kontakto Fastway.

Kontakt: WhatsApp · +383 46 511 311.

Privatësia · Kushtet